Suedi/ Shtohen aktet e vandalizmit, kërkohet ndërhyrja ushtrisë!

Suedia është nën “trysninë e një vale dhune” që ka përfshirë vëndin.

Vrasje & shpërthime raportohen pothuajse përditë në mediat lokale dhe kombëtare. Situata paraqitet e pasigurt sidomos në Stokholm ku në 11 orët e fundit janë eleminuar 3 persona shtetësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Gjithashtu, mbrëmë pas mesnatë në Uppsala (70 km nga kryeqyeti) mbeti e vrarë një 25 vjeçare nga një shpërthim i fuqishëm në një kompleks pallatesh. Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur tek dera e fqinjës së saj dhe nuk kishte lidhje me vajzën.

Vetëm gjatë muajit shtator u qëlluan për vdekje 11 persona duke e cilësuar një muaj të përgjakshëm. Sipas informacioneve aktet kriminale kryhen nga të rinj & adoleshtë që janë kthyer në vrasës të pamëshirshëm. Policia, për tv kombëtare SVT deklaroj se aktualisht disponon informacion për 150 adresa në zonën e Stockholmit ku pritet të ndodhin incidente ose eleminime fizik.