Berisha: Në Kukës zgjedhjet u blenë, duhet ngritur sa më shpejt në protesta

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përjavshme për shtyp.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës, ku më pas tha se zgjedhjet u blenë.

Ai shtoi se një zyrtar i lartë i PS-së është kapur në përgjime me drejtorin e OSHEE, duke komunikuar për një tender.

Gjatë konferencës, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç në skenarin e parapërgatitur për sulmin në veri të Kosovës.