Shqipëria është përfshirë pasditen e sotme nga vatra zjarri të cilat janë aktivizuar rastësisht në qytetet të ndryshme të vendit.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një vatër zjarri është aktivizuar në Drenovë të Mallakastrës.
Mësohet se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por një gjë e tillë është refuzuar për shkak të errësirës.
Gjithashtu në fshatin Oficine në Bashkinë e Patosit është aktivizuar një vatër e re zjarri, e cila rrezikon banesat.
Nga ana tjetër kujtojmë se pak orë më parë është aktivizuar gjithashtu edhe një vatër zjarri në Fier, e cila paraqiste rrezik për banesat.












