TIRANË- Banorët e fshatrave të njësisë administrative Zall Herr ndodhen sërish ditën e sotme në protestë. Ato kanë bllokuar rrugën ku kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë që punojnë në guroret që janë në zonë.
Njëri prej tyre është shprehur se nuk do të largohen nga rruga derisa shteti t’i japë zgjidhje çështjes dhe të rregullojë rrugën pasi tani që fillojnë shirat nuk kalohet prej baltës.
“Do rrimë ktu sa të marrë masa qeveria. Të ikin në Amerikë dinë kto, vetëm këtu te ne nuk vijnë të na japin përgjigje. Kemi çuar kërkesa në bashki dhe në polici meqë janë pjesë e shtetit dhe janë të parët që përplasen me banorët. Problemi është rruga pasi pas shiut nuk kalohet prej baltës. Fëmijët në shkollë i kemi çuar. Transporti për fëmijët është vënë qëkur filloi protesta. Janë gati 200 fëmijë që shkojnë në shkollë, janë gati 400 familje që kalojnë nga kjo rrugë.”, tha banori.
Një tjetër është shprehur se qeveria iu bën presion banorëve me heqjen e ndihmës ekonomike nëse dalin të protestojnë dhe gjithashtu kanë treguar se po paguajnë për ujin që ose nuk vjen fare ose është i pisët.
“Nuk e besoj qeverinë, iu bëj thirrje banorëve mos të hanë presionet por të dalin vetë në protestë, mos të presin nga shteti. Është e pafalshme që zall herri të furnizojë Tiranën me ujë të pijshëm dhe vetë mos të ketë ujë. Banoret të dalin në protestë mos të rrini në shtëpi. Asnje nuk ka ardhur të na takojë. Meqë kanë marrë votat, tvijnë të shtrojnë rrugën, të rregullojnë rrugën. Ujë nuk kemi por e paguajmë. Vjen ujë i pisët. Krerët e shtetit janë pasuaruar dhe nuk pyesin për banorët. Jemi një nivel me kryqytetin. Miliona dalin nga Zall Herri shkojne në Tiranë. Po prishin shkollat dhe banesat. Theksoj se tpaktën meqë harxhohen million euro për guroret të shtrojnë rrugën. Iu bëjnë presion njërëzve me ndihmën ekonomiukë, iu bëjnë presion më 30 mij lek të vjetra që mos të dalin në protestë. Iu bëjnë prësion. Kështu është ka vite, në verë pluhur, në dimër baltë.”, u shpreh një nga banorët.
