Debatuan për një vend parkimi/ Arrestohet vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e Valter Fierzës në Shkodër

SHKODËR- Policia ka arrestuar vëllain e autorit të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, Valter Fierza mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoti i Ri në Shkodër. Mësohet se në pranga ka përfunduar Paolo Mhilli.

Nërkohë policia po punon për kapjen e autorit, Klodian Mhilli dhe 3 personave të tjerë të përfshirë në ngjarje konkretisht Aleksandër Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.

Sipas informacioneve zyrtare policore këto shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me makinë Valter Fierza, ndërsa sapo ka parë automjetin shtetasi Klodian Mhilli, dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Valter Fierza u vra mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, pas një debati për parkimin e makinës.