Aksident në Elbasan/ Makina përplas këmbësorin, 76-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Qemal Stafa’, ku një automjet tip ‘VolksWagen’ ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar meurgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.