Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Vlorë! Po lëvizte me motor, viktima pikasi autorët dhe tentoi t’i shpëtonte plumbave

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës është ekzekutuar me armë zjarri, 41-vjeçari, Leartiad Lekaj.

Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike të qytetit.

Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.