Aksident i rëndë në Kardhiq-Sarandë. Dy makina përplasen dhe përfundojnë në kanal (Detaje)

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë Shijanit, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal njëra pas tjetrës. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës. Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.