E dhunonte vazhdimisht/ Kush është 23-vjeçari nga Selenica që vrau babain e tij (EMRI)

Mato Gllucaj, është 23 vjeçari që u arrestua nga policia, pasi dyshohet se vrau babain në Gjormë të Selenicë një ditë më parë.

Sipas policisë, ai vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.