Nje prej anetareve te keshillit bashkiak njekohesisht edhe drejtues i partise Demokratike Blendi Himçi ka reaguar mbi mbledhjen e sotme te ashtequajturin Konsultim Publik duke e cilesuar nje mungese transparence, konsultim fiktiv dhe frike te mazhorances per rolin e opozites.
“Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në mungesë të plotë transparence pasqyrimi i mbledhjes dhe i fjalës së çdo këshilltari aq tepër një detyrim ligjor i Bashkisë Elbasan e cila mesa duket ka frikë nga fjala e lirë.
Në mbledhjen e kaluar u miratua me forcën dhe verbërinë e kartonit të mazhorancës shkurtimi i numërit të komisioneve në kundërshtim me rregulloren e Këshillit Bashkiak dhe ligjin 139/2015 për “Vetqeverisjen vendore”.
Në mbledhjen e sotme pasi kuptuan shkeljen e rëndë, e futën përsëri si pikë të rendit të ditës. Sigurisht dhe sot përsëri në shkelje të Rregullores dhe vetë ligjit të sipërmendur. Në shkelje të neneve 18 dhe 54 pika “k” duke zhvilluar një konsultim fiktiv me publikun dhe pa ftuar minimalisht këshilltarët e Këshillit Bashkiak apo grupet e interesit, miratuan ndryshimin e nenit 29 të Rregullores.
Çuditërsht zhduket komisioni i kontrollit financiar një komision që vepron dhe shërben si instrument i Këshillit Bashkiak për të audituar veprimtarinë finaciare të Bashkisë, një komision që ka ekzistuar historikisht që në krijimin e Bashkisë Elbasan.
Cfarë e tremb kaq shumë kryetarin e Bashkisë Elbasan z.Llatja???
Çfarë të tremb që censuron dhe nuk transmeton mbledhjen e Këshillit Bashkiak?
Çfare të tremb që nuk je i pranishëm në mbledhjet e Këshillit Bashkiak kur e ke detyrim ligjor?
Si opozita e këtij qyteti do të vazhdojmë betejën tonë për ta kthyer Bashkinë në rrugën e ligjishmërisë dhe transparencës” shkrun Himçi.
