Ishte dëmtuar nga reshjet e shiut, shembet ura në Gramsh sapo kaluan autobusët e linjës, izolohen disa fshatra

GRAMSH- Një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke izoluar kështu disa fshatra.

Ura është shembur pak minuta pasi autobusët e linjave kanë kaluar mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Ditë më parë, një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor, si dhe prodhimet bujqësore.