Zjarr i madh në Shpirag!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm malin e Shpiragut.

Zjarri mësohet se është përhapur dhe më shumë, i ndihmuar dhe nga era, teksa sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, forcat zjarrfikëse dhe një helikopter janë angazhuar prej natës së mbrëmshme për shuarjen e flakëve.

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha”, shkruan Peleshi në një postim në Facebook.

“Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër”. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, tha ministri.