Ndahet nga jeta kantautori i madh italian, Toto Cutugno

Toto Cutugno sings "Un falco chiuso in gabbia" during the "Festival di Sanremo" Italian song contest, in San Remo, Italy, Monday, Feb. 25, 2008. (AP Photo/Antonio Calanni)

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar. Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Artisti Cutugno do të mbahet mend përgjithmonë për të famshmen “L’Italiano”, një këngë që është kthyer në një simbol edhe jashtë shtetit italian por në karrierën e tij shumë vjeçare ai ka nënshkruar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.