Makina humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen në Elbasan, plagoset 24-vjeçari

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan. Një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën ‘Elbasan-Tiranë’ dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, i riu është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.