Grabiten emigrantët sirianë në Korçë

KORÇË- Disa emigrantë të paligjshëm kanë rënë pre e grabitësve. Sipas informacioneve paraprake nga burime bëhet me dije se disa shtetas sirianë janë kërcënuar me armë nga shtetas të paidentifikuar.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, në fshatin Drenovë të Korçës. Policia është në kërkim të një personi të dyshuar, dhe janë në ndjekje të tij.