CËRRIK- Një 32-vjeçare me inicialet I.M., ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Cërrik, pasi e ka zënë korrenti gjatë kohës kur po bënte dush. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 20:40, në lagjen nr 1 në Cërrik. Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave.
“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1 të Cërrikut, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.













