GREQI- Një shqiptar është ekzekutuar me një plumb në kokë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i vdekur në oborrin e banesës.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se viktima është gjetur me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.
Burri, i cili mendohet të jetë rreth 50-vjeç, u gjet i vdekur nga një shok i tij në oborrin e shtëpisë së tij.
Konkretisht, shoku i tij e gjeti të ulur në një karrige me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.
Po kryhet hetimi paraprak për zbardhjen e rastit.













