Një punonjësi i Gardës së Republikës ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri pa leje në makinë.
Policia ka njoftuar se është arrestuar 32-vjeçari Kristjan Gjini, i cili u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së të martës dhe gjatë kontrollit, në automjetin e tij iu gjet një pistoletë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparate telefonikë.
32-vjeçari u arrestua si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, i përfshirë një punonjës i Gardës
Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.
Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparate telefonikë.
Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.
