Pas gati 4 muajsh në kërkim, policia ka vendosur në pranga 26 vjeçarin Henri Gjapi, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentian Talja, ngjarje e ndodhur më 31 mars 2023 në zonën e ish-Bllokut.
Raportohet se i riu u kap në Rinas teksa po hynte në territorin shqiptar gjatë verifikimit të gjenealiteteve të tij. Ndaj 26 vjeçarin Gjykata e Tiranës kishte lëshuar masën e sigurimit “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
“Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin: – H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”,”- raporton policia.
Si ndodhi krimi:
Henri Gjapi dhe Gentian Talja kane pasur nje debat i cili ka agravuar deri në perplasje fizike më 31 mars.
Për të qetësuar situaten ka ndërhyrë dhe një tjetër person i cili kishte qenë në një tavolinë me autorin dhe viktimën, por gjatë perplasjes fizike Gentian Talja është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.
Mësohet se Henri Gjalpi dhe Gentian Talja kanë qene miq më heret, por në momentin që ka ndodhur ngjarja kane qenë në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Punë intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia”.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:
– H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.













