Makina përplaset me kamionin në aksin Librazhd-Prrenjas, pesë të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Në aksin Librazhd-Prrenjas, ka ndodhur një aksident.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre 3 fëmijë.

Një kamion është përplasur me një makinë Land-Rover, në afërsi të fshatit Qukës.

Fëmijët e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.