Gjyqtarja Matilda Fetahu ka shpallur vendimin duke denuar me burgim te perjetshem Ramiz Micin, burrin qe nje vit me pare masakroi me thike bashkejetuesen e tij. Ne shpalljen e vendimit gjykata ka cmuar te gjitha provat e vena ne dispocion duke dhene denimin maksimal per Micin.
Sot, mё datё 26.07.2023, nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, pёrfundoi shqyrtimi gjyqёsor pёr çёshtjen me tё pandehur Ramiz Mici.
Senaca gjyqёsore pёr shpalljen e vendimit u zhvillua sot, mё datё 26.07.2023, nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan.
Nё pёrfundim tё shqyrtimit gjyqёsor, trupi gjykues me kryesues znj. Matilda Fetau,
VENDOSI:
Deklarimin fajtor tё pandehurit Ramiz Mici pёr kryerjen e veprёs penale “Vrasje pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare” tё parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal dhe dёnimin e tij me BURGIM TЁ PЁRJETSHЁM.
GJYKATA
Ngjarja ndodhi ne fund te korrikut 2022 Mësohet se pesë ditë para ngjarjes, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.
Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, edhe pse nuk mundi dot të largohej.
Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kanë qenë në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.
Vëllai i 37-vjeçares Jetlira Elezi paralajmëroi përmes një postimi në rrjete sociale se do të hakmerret për të. Ai i është drejtuar autorit Ramiz Mici duke i thënë publikisht se do të vrasë të afërmit e tij.













