Përfundon votimi në zgjedhjet për kryebashkiak në Rrogozhinë

RROGOZHINË- Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë. Tashmë pritet transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së, dhe më pas nisja e numërimit të votave. Do të jenë 5 grupe që do të numërojnë këto vota.

Zgjedhjet u ripërsëritën pas kontestimit të zgjedhjeve nga opozita. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Rezultati u kontestua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.