HIMARË- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Himarë, si pasojë ndërroi jetë në vend drejtuesi i mjetit, ndërsa mbetën të plagosur 3 turistë të plagosur. Një prej të lënduarve është shtetas anglez, Aduart Holand 31-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një çift shqiptarësh, Kevin Rama 26-vjeç nga Gramshi dhe bashkëshortja e tij Marika Zogari, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.
Aksidenti u shënua pasditen e sotme në vendin e quajtur Shën Vasil, në rrugë dytësore për arsye që ende nuk dihen. Mjeti “Land Rover” me targa AA044TV me drejtues Renato Bushaj ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra.
“Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes,”-thuhet në njoftimin e Policisë.













