Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar të futen në sallën e Kuvenidit studentët e mjekësisë, të cilët prej mëngjesit po qëndrojnë jashtë godinës duke protestuar për projektligjin e propozuar nga qeveria, që i detyron ata të punojnë për 5 vjet në vendin tonë.
Sipas Bardhit, s’është njerëzore të qëndrojnë për aq kohë jashtë Parlamentit, duke shtuar se kërkesa e tyre ka bazë në rregullore. Ndërkohë kjo kërkesë është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i kërkoi që protesta e tyre mos të përdoret politikisht.
“Nuk detyrojmë askënd”/ Kontrata me studentët e mjekësisë, Kushi: Kemi nevojë për ta
Replikat:
Bardhi: S’është njerëzore që studentet qëndrojnë 12 orë jashtë Kuvendit. Ndaj ju lutem lejojini ata 5 studentë të futen brenda. Bazë në rregullore e kemi, nuk kemi pse trembemi nga prania e të rinjve në seancë, jemi të detyruar.
Nikolla: Faleminderit për sfidën. Mos i përdorim studentët për qëllime politike.
Bardhi: Futi brenda
Nikolla: Kanë qenë prezent në komisione parlamentare. Nuk do t’i mirëpresim.













