Berisha i kthehet “keq” Ballukut: Do përfundosh si Arben Ahmetaj!

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur në serancën e sotme parlamentare me ministren Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua Ballukut me akuza për korrupsion, teksa tha se ajo ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin. Ai paralajmëroi gjithashtu Ballukun se do të ketë fatin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke thënë se ajo dhe Edi Rama janë të pambrojtur.

“E patë reagimin e saj? E di pse reagoi kjo për Frida Gugalen, sepse vetë është stërgugale. Raporti e nxjerr atë në krye të politikës së hajnisë. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 kilometra për të vjedhur. Kjo është ministrja që ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin. Ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Të siguroj që do të kesh fatin e Ahmetajt. Ai thotë se ka gjetur 18 miliardë abuzime me qeratë, kjo del bën avokaten e saj. Të djeg ty sepse ke edhe vetë abuzime me qeratë”, është shprehur Berisha.