Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Klan News, kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend. Gazetarja Glidona Daci raporton se SPAK kërkon po ashtu autorizim nga Kuvendi për kontroll në banesën dhe zyrën e Ahmetajt.
SPAK po e heton Ahmetajn për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, Mosdeklarimit të pasurisë”, “Pastrimit të parave” dhe “Korrupsionit”. Fillimisht, Prokuroria hetoi rolin e tij në inceneratorin e Elbasanit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë, në muajin shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 3 akuzat e tjera. LEXO MË SHUMË NË TVKLAN.AL
