TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se studentët, të cilët duan të vazhdojnë mjekësinë duhet të pranojnë kushtin që të punojnë për 5 vite në shërbim të popullit para se të pajisen me diploma. Para Kryeministrisë, Rama tha se vendimi i Këshillit të Ministriave hyn në fuqi për studentët që do të aplikojnë këtë vit për të ndjekur studimet në mjekësi, ndërsa për ata që tashmë e kanë filluar këtë rrugëtim. Por nëse nuk e pranojnë këtë kusht do të përballen me tarifa më të larta.
“Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë ndërsa për t’u pajisur me diplomë duhet të kalojnë edhe 5 vite në shërbim të popullit. Për të gjithë ata që janë në këtë proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuar, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Për ata të vitit të parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, duhet të pranojnë këtë kusht që është formati iri i këtij universiteti. Populli shqiptar nuk paguan taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike në një universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar që mjekët të ikin që ditën e parë. Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm,”-tha Edi Rama.
Kjo mesa duket është përgjigja për studentët që dolën dhe protestua për disa ditë resht kundër vendimit të marrë nga qeveria, me pretendimin se nuk mund të merreshin “peng” nga shteti i tyre. Megjithatë tani janë përpara një zgjedhjeje, të paguajnë tarifa më të larta, apo të qëndrojnë për 5 vite më shumë në Shqipëri.
