ITALI- Sinoptikanët parashikojnë një valë të re të nxehti e cila pritet të godasë Italinë nga e premtja, 7 korrik 2023.
Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano. “Rekordi” ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.
Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut. Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.
itali













