FRANCE – Kylian Mbappe kërkon që të paguhet 240 milionë euro, nëse PSG vendos ta transferojë këtë sezon, pasi ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor 2024.
Shuma astronomike vjen nga pagat dhe marrëveshjet e shumta (reklama) të krijuar kur ai ra dakord të zgjaste lidhjen me klubin e Parisit në shtator 2022. Një dilemë e madhe për Nasser Al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, i cili nuk dëshiron të rrezikojë ta shohë sulmuesin të largohet me kosto zero sezonin e ardhshëm.
Tani për tani, Kylian vazhdon të jetë një nga imazhet e klubit parizien, duke qenë fytyra (ai, Neymar, Marquinhos, Nuno Mendes dhe Verratti) e reklamimit të fanelës dytësore (e bardhë me një shirit blu dhe të kuq në gjoks).













