Violetën e njoha njëpërmjet talenteve që ajo udhëhoqi në artin e bukur të pianistikës.
Artin, mësimdhënien, dashurinë për nxënësit, përkushtimin e saj nuk do ta harroj kurrë ndërsa shpesh na hapte derën e shtëpisë për të vlerësuar suksesin e nxënësve të saj që i falte dhe i falnin aq shumë dashuri.
Ndërsa shtëpia e saj ishte edhe qoshja jonë e ngrohtë, ku mund të bisedonim për talentet, për mundësitë, për shkollën Onufri, për familjen e saj të bukur, për Zeqirin që gjithmonë ishte mbështetësi I saj më i madh dhe ai motivi i saj më i forte, për dy fëmijët e saj të talentuar që suksesin e tyre e arritën larg Shqipërisë.
Nuk di të them dashurinë dhe ngrohtësinë që ndjeja sa herë që intervistoja Orencin, Vasilikën, Zeqirin dhe vetë Violetën. Shtëpia e tyre ishte e përbërë nga nota muzikore. Çdo mobilje dhe orendi fliste në gjuhën e muzikës.
Do kisha dashur shumë që djali im të mësonte disa nota prej saj. Ishte kenaqësi e madhe të shihje të vegjlit me sa përkushtim dhe admirim e ndiqnin mësuese Violetën.
Ndjehem shumë keq që Violeta mbylli sytë përgjithmonë. Lajmi që më tronditi ekzistencën duke menduar sa të përkohshëm jemi në këtë botë.
Violeta diti ta përjetësojë emrin e saj dhe do të mbetet në kujtesën time gjithmonë për të më treguar se dashuria, respekti, mirësia dhe talenti nuk vdesin kurrë.
I shpreh ngushëllimet familjes dhe jam me ta në këtë dhimbje të madhe!
Biografi
Violeta Kapxhiu ( Sulkuqi ) u lind ne Shkoder ne vitin 1955 ne gjirin e nje familjeje me tradita kulturore. Nena e saj ( mesuese parashkollore ) dhe i ati, jurist,krijuan ate klime te favorshme qe do ti sherbente Violetes tere jeten per tu marre me artin dhe edukimin pianistik.
Filloi studimet per piano ne moshen 6-vjecare dhe mbaroi edukimin e mesem muzikor ( liceun artistik J. Misja, Tirane) nen drejtimin e pedagoges Takuina Truja e cila me vone do tebehet dhe inspiruese kryesore ne thellimin e dijeve te artit te madh pedagogjik e pianistik te saj.
Ne vitin 1974 vazhdon studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve, ( ILA ) sot Universiteti I Arteve ( UA ) nen drejtimin epedagoges dhe pianistes se shquar Margarita Kristidhi dh embron diplomen ne qershor, 1978 e shoqeruar nga Orkestrën Simfonike të RTSH me dirigjent Ferdinan Deda ( Mjeshter I Madh )
Menjehere pas studimeve ajo fillon pune si mesuese pianoje prane shkolles artistike “Onufri” Elbasan ku krahas perkushtimit pedagogjik-pianistik, ben nje jete te dendur koncertale, ku baze e repertorit te saj jane veprat nga: Bach, Moxart, Bethoven, Shubert, Shopen, List, Rahmaninov etj. Gjate kesaj periudhe gjithashtu ajo merret me levrimin e gjinive te muzikes se dhomes, ku vend te vecante ze dhe trioja “ Onufri “ ( Piano, Violine dhe Cello ).
Gjate ketij dhjetevjecari u duken frytet e para te punes didaktikete mesimdhenies. Pothuajse te gjithe nxenesit qe punuan me te sot jane pianiste profesioniste.
Ne vitin 1993 Violeta bashke me familjen emigron ne Greqi. Qysh ne vitet e para edhe gjate viteve ne vazhdim merret vetem me pedagogji – pianistike. Rol te madh ne formimin e mevonshem pedagogjik muzikor pianistik, paten ndjekja e seminareve prane klasave pianistike te pedagoges Lukia Filiponi si dhe e pianistit te madh grek, drejtorit te Akademise Pianistike ne Athine, Aris Garufalis.
Gjithe kjo experience e perftuar gjate ketyre viteve do ti sherbente Violetes ne vitet e kthimit ne atdhe. ( 2010 ). Gjate ketij pese-vjecari Violeta rikthehet ne shkollen artistike “ Onufri“ per te vazhduar mesimdhenien ne klasen e pianos ku nxenesite saj jane vleresuar me me shume se 20 Cmime Kombetare dhe11 Cmime Nderkombetare ne kompeticionet pianistike teorganizuara ne: Prishtine, ( Kosove ) Bitola ( Maqedoni ) Bari (Itali ), Athine ( Greqi ) gjithashtu edhe ne Shkoder, Tirane, Sarande ( Shqiperi )
Suksesi i nxenesve te Violetes ne fakt eshte njekohesisht dhe vete suksesi I punes se saj, ku ne te gjitha kompeticionet qe ata kane mare pjese, Violeta eshte nderuar me cmime artistike dhe tituj “ Mesues I sukseshem “ .
Ne vitin 2013 nga Bashkia Elbasan I jepet titulli, “ Mirenjohja e Qytetit “ me motivacion:
“ Per kontribut te vecante ne edukimin e brezit te ri, ne ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave artistike.
Violeta u martua me violinistin e njohur Zeqir Sulkuqi, qytetar nderi i Elbasanit dhe kanë dy fëmijë që po shkëlqejnë në fushën e muzikës.
