Tensione gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës, mbërrin ambasadorja greke dhe Dule
HIMARË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet që të jenë pjesë e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. Ata kanë mbërritur në Bashki, aty ku para pak minutash ka nisur mbledhja, por është shoqëruar me tensione.
Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.
Ndërkohë Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash dhe kërkesa e tij për leje që të merrte mandatin e kryebashkiakut është refuzuar në krye ta kësaj bashkie do të vijojë të jetë Gjergji Goro.
Siç shihet dhe nga pamjet, qytetarët po debatojnë me policinë. Kjo situatë vjen teksa pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Himarës.
Mbështetësit e Belerit kërkojnë daljen jashtë te punonjëseve të bashkisë aktuale dhe të qëndrojnë brenda mbështetësit e Belerit. Kujtojmë se Beleri nuk mund të ishte pjesë e ceremonisë, pasi nuk iu dha leja për të lënë qelinë nga GJKKO.
