Qëllohet me armë zjarri në lokal një i ri në Vlorë. Emri

Vlorë-Një plagosje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Vlorë. Një person ende i paidentifikuar nga policia qëlloi në drejtim të Tonin Ramaj, 33-vjeç.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit’.