Disa fshatra në Korçë e fushën e Maliqit janë përfshirë këtë të shtunë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Breshëri rrezikon prodhimet bujqësore në zonës, sidomos për grurin i cili është pranë sezonit të korrjes. Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Vreshtas.
Ndërsa një ditë më parë, një breshër i pazakontë shkaktoi dëme të mëdha në Fushë-Arrëz.
Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon dhe në fshatin Iballë, si pasojë e stuhisë është shkatërruar bujqësia dhe bletaria. Breshëri ka dëmtuar rëndë çatitë e shtëpive dhe mjetet e banorëve.
Ndërkohë motit të keq nuk i ka shpëtuar as Kukësi, kryesisht zonat malore të tij janë pushtuar po ashtu nga reshje shiu dhe breshëri.
Një pjese e mirë e kukturave bujqësore dhe drurët frutorë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Dëmet më të shumta nga breshëri, madheësia e një kokrre i përafrohej arres, u shkaktuan në parcelat e mbjella me patate e cila është në fazën e lulëzimit.
