SHBA- Kjo është Arjana Gllafce, gruaja 48-vjeçare e cila u qëllua për vdekje me armë nga burri i saj, Arben Gllafce. Ishte Arbeni ai i cili qëlloi disa herë mbi gruan e më pas qëlloi për vdekjen edhe veten. Ata kishin dy djem, një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.
Kur oficerët arritën brenda banesës, ata gjetën Arjanën dhe Arbenin të vdekur. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e Arjanës si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe e cilësoi vdekjen e Arbenit si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen.
Të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetim. Ato kanë hapur një ‘gofund me’ për t’i ndihmua.
Të afërmit e Arjana Gllafces 48-vjeçares që u vra me armë zjarri nga burri i saj, Arben Gllafce kanë bërë apel për të ndihmuar dy fëmijët e mbetur jetimë. Ata kanë hapur një llogari në ‘gofound me’, për t’i ndihmuar, pasi djali 24-vjeçar do duhet të kujdeset për vëllain e tij të mitur autik, shkruajnë mediat vendase.
Ngjarja ka ndodhur në Huntertoën. Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë. Sipas hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. 













