Moti i keq përmbyt disa fshatra, banorët e kalojnë natën jashtë, varrezat e merr rrjedha

MALIQ- Moti i keq ka krijuar disa probleme te banorët në Maliq. Mësohet se banorët e fshatrave të Zëmblakut dhe Shamollit e kanë kaluar natën jashtë.

Reshjet e dendura të shiut për pak orë përmbytën disa banesa dhe rrugë në këto dy fshatra. Përrenjtë e rrëmbyeshëm nuk kursyen as varrezat e fshatit Zëmblak, të cilat u përmbytën. Emergjencat civile ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë që ekskavatorët kanë nisur punën për të hapur rrugët.