Salla e Kuvendit ishte e boshatisur sot.
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, por nga 2 ose 3 deputetë. Kjo pasi pjesa tjetër, le të themi më mirë, shumica, nuk janë të pranishëm në sallë. Siç shihet edhe në këto foto, shumë nga karriget janë bosh.
Kjo vjen vetëm pak javë pasi deputetët përfituan rritje page. Mesa duket deputetët kanë nisur që tani pushimet e verës, duke mos marrë pjesë në seancat që janë planifikuar të mbahen.
