Një aksident është regjistruar në aksin Tiranë -Elbasan në dalje të tunelit.
Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga.
Shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë.
Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
