‘Asnjë pendesë për vrasjen’, gjykata vendos arrest me burg për vrasësin e kunatës

U paraqit sot ne Gjykatwn e Elbasanit Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili masakroi me sëpatë kunatwn Alma Qevani në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Gjykata e Elbasanit caktoi masën ‘arrest me burg’ për 58-vjeçarin, i cili pas krimit makabër tha se e vrau kunatën sepse ajo e ofendonte vazhdimisht. Edhe në seancën e sotme 58-vjecari nuk ka shpallur shenja pendese, madje ai ka theksuar se e kreu krimin në vetëdije, pasi e ndjera në mënyrë të vazhdueshme e ofendonte, madje nuk e lejonte bashkëshorten të shkonte në shtëpi, duke e përdorur atë për punë të ndryshme.
Pasi dëgjoi palët Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.
Sinkron: Matilda Fetahu-Gjyqtare
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës ku Tefik Tashi vrau me sëpatë Alma Qevanin, në sy të bashkëshortes. Familjarwt treguan se gjithçka nisi pasi Alma nuk i hapi celularin Tefik Tashit dhe ky nw inat e sipwr shkoi dhe e masakroi me sopatw.