Rama kujton investimet për Belshin por harron keqmenaxhimin e tyre

Edi Rama gjate mbylljes se fushates per qarkun e Elbasanit u ndal dhe ne Belsh, ku ka gare te forte mes kandidateve. Ai foli per investimet e realizuara. Ne fakt investimet ne Belsh nuk kane nisur nga qeverisja e Edi Rames pasi I gjithe sistemi rrugor ne Belsh eshte ndertuar pergjate qeverisjes se djathtë. Në fakt nëse do të flisnim për zgjedhjet e përgjithshme ky do të ishte një kalë beteje për Edi Ramën por nëse flasim për zgjedhjet vendore atëherë roli I kryetarit të bashkisë është të mirëadminstrojë dhe të mirëmbajë këto investime të realizuara në zonën turistike të Belshit.

Për kryetarin aktual ka cështje penale të ngritura nga Kontrolli I Lartë i shtetit për abuzime me procedurat tenderuese. Ndërkohë investimet e realizuara kanë filluar të cedojnë për shkak të cilësisë së tyre dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Nëse një kryetar bashkie nuk luan rolin e vet atëherë ngjashëm është me historinë e një njeriu të pasur që papritur u bë me shumë lekë por I humbi të gjitha për shkak se nuk diti ti menaxhojë ato.