Dy fjalë për spotin propagandë dhe të gënjeshtërt të arsimit të kandidatit Llatja

Kandidati për një mandat të dytë në bashkinë Elbasan, Gledian Llatja, vazhdon të përdorë investime të donatorëve si të bashkisë në spotet e tij elektorale.
Një çerdhe e ndërtuar nga donatorët, ajo nr. 4 pranë shkollës së Muzikës, është edhe imazhi kryesor I investimeve në arsimin parashkollor të bashkisë Elbasan.
Nuk është hera e parë që Llatja përdor këtë investim të donatorëve, ku bashkia ka vënë në dispozicion truallin për kredo politike.
I vetmi kopsht i rikonstruktuar totalisht me një shtesë kati është ai 11, i përuruar në vitin 2020 si një investim I përbashkët I bashkisë me Këshillin e Qarkut.
Veç dy shkollave, Jorgji Dilo, Bardhyl Popa dhe Ali Agjah, të cilat nuk janë investim i këtij mandati politik, në shkolla apo kopshte meremetimet nuk mund të quhen investime. Gjithashtu rikonstruksioni i shkollave profesionale nuk është pjesë e këtij mandate dhe bashkia nuk ka asnjë kontribut në to.
Ndërkohë shkolla Konstandin Kristoforidhi dhe Onufri kanë filluar punimet vetëm në tetor të vitit 2022 dhe janë ende të papërfunduara.
Një prej nënkryetarëve të bashkisë Elbasan e ka pranuar gjatë periudhës së pandemisë që Elbasani nuk ka pasur investime në arsim.