Mëngjesin e sotëm e kaluam me komunitetin e invalidëve 😍
Bashkia Elbasan në këto vite ka pasur një tërësisht qasje sociale.
Kemi ofruar lehtësira fiskale dhe përjashtime të shumta për familjet me ndihmë ekonomike dhe kategori të ndryshme si personat me aftësi të kufizuar, invalidë, tetraplegjike e paraplegjike dhe të verbër.
Do të vazhdojmë të mbështesim komunitetet në nevojë dhe grupet e pafavorizuara me qëllim zhvillimin e tyre socio-ekonomik dhe integrimin në shoqëri dhe tregun e punës. Mundësia e një banese të përballueshme për grupet në nevojë dhe integrimi socio-ekonomik i tyre janë pika të forta të politikës sonë sociale.
