Merr flakë në lëvizje automjeti në autostradën Tiranë-Elbasan

Nje automjet ka marre flake ne levizje ndersa ecte ne autostraden Elbasan Tirane duke u bere rrezik per aksidente. Fatmiresisht drejtuesi i mjetit nuk ka pesuar demtime dhe dyshohet se zjarri eshte shkaktuar nga nje defekt elektrik.
Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.