Mariglen Disha: Në fokusin tim është fshati

“Në fokusin tim është fshati. Brenda mandatit tim të parë do të përmbyll investimin në rrjetin e ujësjellësit” kështu i është drejtuar kandidati socialist për Librazhdin Mariglen Disha banorëve në Dragostunjë. Ky projekt është me mjaft rëndësi për banorët të cilët prej kohësh e vuajnë mungesën investimit në rrjetin e ujësjellësit, gjithashtu edhe për kanalin vaditës, apo lejet për legalizim Disha u shpreh se do jenë prioriteti i tij.
Nga banorët e Dragostunjës Mariglen Disha mori mbeshtetjen për 14 maj për të vijuar punët e mira për Librazhdin.