Dënohen me burg përjetë Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Leku lidhur me vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit 11 vite më parë.
Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhi, GJKKO ka caktuar 15 vite burg, nga 6 vite që kërkoi prokuroria. Gjithashtu GJKKO ka caktuat nga 25 vite burgim për Klajdi Dokoli dhe Etien Çani.
Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020 u kthye nga gjykata për plotësim hetimi.
Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, burg përjetë për
VRASJA
Për nga mënyra se si u krye krimi i rëndë i vrasjes së babë e bir, 11 vite më parë, shënon një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në më shumë se një dekadë në vendin tonë. Ajo që nuk mund të dyshohet në asnjë moment për autorët e asaj vrasjeje të dyfishtë është fakti se në banesën e familjes Beqiri kanë hyrë njerëz të besuar të asaj familjeje, pasi Gentiani, djali që duhej të ekzekutohej ishte jo vetëm në gjumë por edhe i pamundur për të lëvizur nga krevati.
Dy vrasësit, të cilëve i ati ua hapi derën, hynë nën hundën e policisë, që e ruante familjen Beqiri, dhe pasi vranë Gentianin në gjumë i morën jetën edhe të atit, e kjo ndodhi pasi ai i njohu dy personat që ua hapi derën si shokët e djalit të tij, të cilët atë mëngjes të diele shkuan ta eliminonin.
Policia dhe prokuroria dyshuan menjëherë te Florenc Çapja, por ky i fundit solli alibinë se atë ditë nuk gjendej brenda kufijve të vendit. Dosja u rihap pas një mori atentatesh në Elbasan dhe pasi u sigurua edhe dëshmia e një prej personave që thotë se ka marrë pjesë në ngjarje.politiko.al
