Doni te mesoni si te votoni elektronikisht ne Elbasan, te marten ejani ne keto vende te caktuara nga KQZ

Ditën e Martë, datë 18.04.2023, në orën 12:00, do të zhvillohet demostrimi i pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit elektronik PEVN, në qytetin e Elbasanit (Holli i teatrit “Skampa”).
I pranishëm do të jetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile e të tjerë.

Janë të ftuara të marrin pjesë edhe mediat.

Zgjedhësit në Bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, do të votojnë nëpërmjet Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).

Me qëllim njohjen paraprake të përdorimit të PEVN dhe procesit përkatës të votimit elektronik nga zgjedhësit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’i vendosë këto pajisje në disa ambiente publike të Bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë pwr tw simuluar procesin e votimit.

Zgjedhësit e këtyre bashkive janë të ftuar për të provuar votimin e elektronik (të simuluar) nëpërmjet PEVN.

Në ditët në vijim demostrimi do të vijojë si më poshtë:

Për bashkinë Elbasan:

Holli i teatrit “SKAMPA”;

Pallati i Sportit;

Qendra Rinore.

Për Bashkinë Kamëz:

Gjimnazi “Isa Boletini” Paskuqan;

Shkolla 9-vjeçare “Halit Çoka” Salla e bibliotekës) Bathore.

Për Bashkinë Vorë:

Shkolla  - vjeçare (e re) – Vorë.

Ambiente publike të mësipërme do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri ne 17:00.