PD ka vijuar me denoncimet sa i perket investimeve ne bashkine Elbasan. Ne nje postim ne rrjetet sociale per Uren e Labinotit Mal, PD deklaron se ka dy muaj qe kjo ure eshte prishur dhe ende nuk ka nje nderhyrje.
Skandaloze/Shikoni gjendjen e Urës në Labinot! Dy muaj premtime për ndërhyrje! Asgjë s’ka lëvizur! Qytetarët denoncojnë se punonjësit bashkiak kanë ardhur të dehur dhe i kanë trajtuar me shpërfillje shqetësimet e komunitetit që e shohin veten të izoluar!
Reagim i Bashkisë Elbasan
Asnjë shpifje apo keqinformim nuk mund të bëjë pis punën e përditshme të Bashkisë së Elbasanit në shërbim të qytetarëve. Nisur nga disa informacione të publikuara në lidhje me dëmtimin e urës në Njësinë Administrative Labinot Mal sqarojmë se Bashkia e Elbasanit ka marrë informacion për dëmtimin e urës në datën 23.03.2023. Menjëherë Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Elbasan ka verifikuar gjendjen e objektit dhe menjëherë për efekt sigurie është bërë bllokimi i rrugës.
Ndërkohë, inxhinierët kanë hartuar projektin për ndërhyrje emergjente dhe në 28.03.2023 Këshilli Bashkiak ka miratuar kërkesën e Bashkisë Elbasan për miratimin e përdorimit të një pjese të fondit të Mbrojtjes Civile për vitin 2023 për riparimin e urës mbi përroin e Kurtit në Labinot Mal.
Kanë nisur procedurat e prokurimit publik për përzgjedhjen e subjektit që do të zbatojë projektin e ndërhyrjes.
Sipas afateve, parashikojmë që punimet të fillojnë brenda javës që vjen.
Keqinformimi i qytetarëve nuk do të mund të cënojë besimin e tyre në gatishmërinë e Bashkisë së Elbasanit për t’ju përgjigjur çdo problematike, apo emergjence, siç është rasti i dëmtimit të urës në Labinot Mal.
MORE STORIES
Kë do qëllonte? Gruaja tenton të hyjë me thikë në Gjykatë
VLORË – Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku një grua është ndaluar nga...
Klarinetisti niset nga Ksamili për të vizituar gruan në Tiranë, me...
TIRANË – Një muzikant nga Ksamili ka përfunduar në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte...
Kërkoheshin nga SPAK, arrestohen “çunat e Dubait”
Operacioni i koduar “The Wanted” ka çuar në arrestimin në Dubai të 5 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Sipas Interpol Tiranës,...














