Gledian Llatja ka një status falenderimi të gjatë për mbështetjen e partisë socialiste, për deputetët, drejtuesit politikë por gjithashtu ndalet edhe tek votuesit duke theksuar se kontratën e ka vetëm me ata që e votuan në vitin 2019 dhe jo me të gjithë qytetarët e Elbasanit, që janë taksapagues, thithin ajërin e këtij qyteti, kontribuojnë në mënyrat nga më të ndryshmet që ky qytet të zhvillohet.
“Rikandidimin e shoh si angazhim jo vetëm për të rinovuar kontratën time me 38479 votuesit e katër viteve më parë, por edhe si garanci për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, për edhe më shumë punë të mira për qytetin” duke përcjellë mesazhin se ai nuk ka kontratë me të gjithë qytetarët e Elbasanit që shkojnë deri në 160 mijë banorë në të gjithë bashkinë e madhe.
statusi i plote
