Një prej kandidatëve surprizë të këtyre zgjedhjeve vendore është Mariglen Disha. Pozicioni i fundit që mbante ishte ai i drejtuesit të kadastrës së Tiranës. Ai ka drejtuar legalizimet dhe më pas kadastrën e Elbasanit poër një periudhë kohe deri në transferimin e tij. Mbështetja e qytetarëve për Dishën është vënë re gjithmonë në rrjetet sociale. Ai njihet për faktin se i kthen përgjigje çdo qytetari dhe ka një reputacion të mirë mes banorëve të Librazhdit.
Ai do të kërkojë një mandat të radhës për partinë socialiste pas drejtimit të bashkisë Librazhd nga Kastriot Gurra, një tjetër socialist që nuk u rikandidua. Përballë tij do jetë një tjetër ish kryetar bashkie që përfaqëson opozitën. Shefki Çota vjen nga primaret e Berishës dhe do të kërkojë një mandate për opozitën e Berishës në këto zgjedhje.
Në një status në rrjetet sociale Mariglen Disha ka falenderuar drejtuesit politikë për kandidimin e tij në Librazhd.
