Ja emrat e kryetarëve aktualë në rang vendi që do rikandidojnë për PS-n

Partia Socialiste konfirmoi se me cilët kandidatë do të kërkojë sukses në disa bashki për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Burime brenda i PS se deputeti i Shkodrës, Benet Beci do të garojë në këtë qytet , në Koplik Tonin Marinaj, ndërsa për bashkinë Lezhe rikonfirmohet Pjerin Ndreu, Elbasanin, mazhoranca do t’i besojë kryebashkiakut aktual Gledian Llatja , në bashkine Cerrik Andis Salla, Bashkinë Librazhd Kastriot Gurra , Bashkinë Prrenjas Nuri Belba, në Bashkine Belsh rikonfirmohet për te pestën herë Arif Tafani, Gramshi do i besohet përsëri Klodian Tace ndërsa në bashkinë Peqin do të kandidoj Bukurosh Maci kryetari aktual i PS në këtë bashki.

Edhe në qarkun e Korçës të gjithë kryetarët e bashkive kanë marrë rikonfirmimin, ku garë e fortë pritet të jetë në Devoll, i cili njihet si bastion i djathtë.

Vlora, Policani, Dimali, Berati dhe Durrësi ende nuk kanë marrë rikonfirmimin.

 Xhensil Shkembi