Të rinjtë e organizatës INAC i dhuruan disa momente të bukura fëmijëve me probleme të shëndetit në spitalin pediatrik të Elbasanit. Ata grumbulluan dhe përgatitën me kujdes të vecantë dhurata të ndryshme për vogëlushët e asistuar në pavionet e spitalit. Dhuratat u shpërndanë me ndihmën e babagjyshit të festave. Të rinjtë morën në këmbim gëzimin e fëmijëve nga ardhja e personazhit të dashur dhe shumë emocione nga këto momente festive. Gjithashtu me kontributin e të gjithëve u shpërndanë ëmbësira për të vegjlit dhe stafin e spitalit.
Një ndalesë mjaft interesante ishte ajo në parkun Rinia. Fëmijët e gjendur në park u surprizuan me dhurata dhe ëmbëlsira nga aktivistët e INAC. Nisma e të rinjve për parkun do të vazhdojë duke çuar përpara kërkesën e qindra të rinjve, që kërkojnë një park të sigurtë, të frekuentueshëm dhe vendtakim i aktiviteteve rinore.
